Komisioni kritikon raportin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 12:47 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me gjithë pakënaqësitë e deputetëve Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka aprovuar raportin vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2016.

Kryetari i komisionit Daut Haradinaj ka thënë se kjo agjenci qe një vit nuk ka strukturë udhëheqëse. Ai ka treguar që ka dërguar kërkesë tek kryetari i Kuvendit dhe kryeministri për vendosjen e një udhëheqësi, raporton Ekonomia Online.

Raportin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2016, Haradinaj e ka quajtur fotografi, sepse sipas tij, rekomandimet janë të pakuptimta.

Në anën tjetër Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkuar që raporti mos të votohet pa u rishikuar.

Kurse deputeti Nuredin Ibishi nga LDK-ja ka thënë se ky raport ka nëntë rekomandime, duke shtuar se nuk janë emëruar edhe zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie.

Deputeti Fatmir Shurdhaj nga PDK-ja ka thënë se Qeveria ka përgjegjësi të propozoi njerëzit, ngase agjencia nuk mund t’i jep rekomandime kuvendit. Ai ka theksuar se Qeveria nuk e ka kryer punën e vet.

Deputetja Ganimete Musliu nga PDK-ja ka thënë se çdo ditë ka shkelje të të dhënave personale në Kosovë.

“Është momenti i fundit që t’i drejtohemi Parlamentit për të shqyrtuar raportin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sepse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga ekspozimi i të dhënave të tyre”, tha ajo.

Të ngjashme