Komisioni për Buxhet nuk e miraton listën e kandidatëve për anëtar të Bordit të BQK-së, opozita i kundërshton emrat e propozuar

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 11:28 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka miratuar listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Paneli intervistues ka përzgjedhur pesë kandidatë për këtë pozitë, e ata janë: Arta Hoxha, Elsida Bujupi, Lulzim Ismajli, Nora Rraci dhe Nexhat Kryeziu.

Lista e përbërë prej pesë kandidatë, u kundërshtua me të madhe nga opozita. Ata, kanë kërkuar sqarime të emrave në këtë listë, kjo pikë është shtyrë për mbledhjen tjetër. Opozita ka pasur kritika për disa prej kandidatëve që janë në këtë listë.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se kandidatja Arta Hoxha, nuk e ka përvojën e duhur për këtë pozitë.

“Paneli vetëm i ka citu nenet e ligjeve të BQK-së dhe nuk ka dhënë sqarim pse i plotësojnë kushtet. Njëri nga kandidatët, kandidatja e parë nuk i plotëson as kushtet formale, Arta Hoxha. Paneli intervistues nuk e ka kryer punën siç duhet. Arta Hoxha nuk e ka përvojën 10-vjeçare. Nuk jam se ne si komision të ja dërgojmë Kuvendit. Nuk jam me anulu konkursin por ta shqyrtojmë edhe një herë. Mendoj që këto propozime nuk duhet me shku në kuvend në veçanti kandidatin e parë që bie ndesh qartësisht me ligjin”, tha Hoti.

Madje deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kërkoi që mos të procedohet më tej kjo listë pasi që ka ankesa. Gjatë kësaj mbledhje të Komisionit pritet të shqyrtohet edhe ndryshimi i Ligjit për Fondin Pensional që parasheh tërheqjen edhe të një përqindje të mjeteve të Trustit

“Kandidati që i plotëson të gjitha kushtet është hequr nga lista. Duhet ta dimë pse është larguar. Pa ardhur edhe një vlerësim për kandidatin që është ankuar konsideroj se nuk do të duhet të sillet në Kuvend. Kur ne si deputet kemi bazë të dyshuar për kundërshtim me ligjin nuk do te duhej të diskutonim për hedhje në votim. Çështja e shtyrjes për një javë, dy javë  është edhe e drejtë e jona si deputet. Nëse ju keni vullnet me verifikua ligjshmërinë ju mund të thirrni mbledhje brenda 24 orëve. Edhe dje edhe pardje kemi zgjedh detyra kushtetuese që na obligon ligji. Ju mund ta kaloni por parimisht i shkelni të gjitha ligjet”, tha Shala.

Të ngjashme