Komisioni për Ekonomi me kërkesë të ZKA-së i largon mediet nga mbledhja

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 11:29 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka marrë vendim që të diskutojë pa praninë e medieve takimin me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala, tha se kjo kërkesë është bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 08.11.2022;
3.    Diskutim me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”;
4.    Shqyrtimi i raportit vjetor të performances të ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022;
5.    Të ndryshme.

Të ngjashme