Komisioni për Shëndetësi miraton fushëveprimtarinë, presin strategjinë nga Qeveria

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 11:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi në mbledhjen e radhës ka miratuar fushëveprimin e Komisionit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit Fatmire Kollçaku, tha se do të hartojnë planin e punës dhe se presin nga Qeveria që të sjellë strategjinë për të vendosur prioritete.

“Komisioni për shëndetësi është funksional dhe shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë. Angazhimin e shqyrtimit të programit të qeverisë në fushën e shëndetësisë”.

“Ne si komision do ta bëjmë planin e punës dhe presim edhe në arritjen e strategjisë nga Qeveria. Presim të kemi një qasje proaktive në muajin e parë se cilat do të jenë prioritet e Komisionit”.

Ajo propozon që në takimin e radhës ta ftojnë në raportim drejtorin e ShSKUK-së Valbon Krasniqin dhe krerët të tjerë të institucioneve përgjegjëse, raporton EO.

“Kemi shumë nevoja të qytetarëve në kërkim të shërbimeve shëndetësore. Mendoj në qendër të debatit të raportimin të drejtorin duhet të jetë pacienti. Kemi marrë zotim se vaksina duhet të jetë kur do të vijë vaksina”.

“Të ftohet drejtori i departamentit të shërbimit shëndetësor. Ne do të interesohemi për specializantë. Dhe do të ftojmë edhe përgjegjës të tjerë. Të ftohet edhe drejtori shëndetësor i burgjeve. Mendoj që edhe aty të kemi vizitë në burgje”.

Deputeti Haxhi Avdyli tha se javën e ardhshme duhet që të vizitojnë ShKUK-në për parë nga afër gjendje me pandeminë.

Ai pret që në Komision të sillet Ligji për shëndetësinë ngase sipas tij, shumë transplante nuk mund të kryhen për shkak të mungesës së ligjit.

“Për mu është me rëndësi a do të na sillet Ligji për shëndetësi në vitin 2021, sepse është i rëndësishëm. Pastaj janë edhe disa ligje tjera mbase të na vijë agjenda legjislative”.

“Jam i gatshëm të japë kontribut në këtë drejtim që ta sjellim edhe këtë ligj që është i nevojshëm për Kosovën sepse mund të kryhen shumë transplante, por mungon ligji. Unë kam propozim konkret që të hënën e ardhshme ta bëjmë një vizitë në ShSKUK që të informohemi për gjendjen e pandemisë”.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu tha se duhet të jetë pika miratimi i fushëveprimit të komisionit.

 “Qeveria duhet të propozojë ta rikthejë në punë qendrat sociale. E di punën që ka bërë ky komision në teren edhe të ligjeve dhe problemeve. Kur të hyjmë pastaj te plani i punës mund të diskutojmë a duhet të thërrasim IKShPK-në për planin e vaksinimit. Sot është dita e gjashtë që kemi zero vaksinime dhe ky është problemi kryesor”.

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se në mungesë të planit të Qeverisë e kanë të vështirë që të vazhdojnë tutje, raporton EO.

“Në gjithë këtë muaj qeverisje aktualisht nuk kemi një program qeverisës. Unë pajtohem me pjesën e fushveprimtarisë sa i përket pjesës së shëndetësisë. Kërkojmë nga Qeveria të sjellë programin, tek atëherë na krijohet mundësia të lëshohemi në rrafsh operacional”.

“Sa i përket vizitave ne mundemi pa paralajmërim me vizituar institucione shëndetësore”.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se nuk është zgjidhje subvencionimi i punëtorëve shëndetësor, duke shtuar shtesat prej 150 euro jon qesharake.

“Ky vit është pandemie nuk guxojmë të lejojmë komoditet nëse nuk na sjellë planin Qeveria. E rëndësishme është që përgjegjësit që merren me pandemi duhet të jenë transparent. Pasi jemi këtu ku jemi ju kisha lut të jemi të fokusua në shëndetin e qytetarit”.

“Kritikojmë mungesën e vaksinave për qytetarët tanë. Vaksinimi masiv duhet të ndodhë deri në fund të qershorit ose rrezikojmë të hyjmë në bllokadë totale. Nëse vaksinimi nuk ndodh atëherë ekziston rreziku që të gjitha vendet e rajonit do të bllokojnë Kosovën dhe kjo duhet të jetë jashtëzakonisht shqetësuese për ne”, është shprehur Dreshaj.

“Nuk është zgjedhje subvencionimi i punëtorëve shëndetësor sepse kemi hyrë në situatë ku punëtorët shëndetësor i kemi bërë vetëm heronjtë në letër sepse për çdo ditë janë në vijë të parë të frontit. Të bisedohet për 150 euro është qesharake dhe ofenduese. Sa i përket planit strategjik është i hartuar dhe duhet të jetë transparent dhe i implementueshëm sa më shpejt. Ne na nevojitet sigurimi i vaksinës”.

Të ngjashme