Ekonomia Online
FUNDIT

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Kongresit amerikan i kërkon BE-së ta mbajë premtimin dhënë Kosovës për liberalizim të vizave

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Kongresit amerikan i kërkon BE-së ta mbajë premtimin dhënë Kosovës për liberalizim të vizave

Komiteti në Dhomën e Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë ia ka uruar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pajtimin që është arritur në BE rreth hapjes së negociatave për anëtarësim. “Por, BE-ja duhet që po ashtu ta mbajë premtimin e vet për Kosovën që t’ia japë liberalizimin e vizave. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet […]

Komiteti në Dhomën e Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë ia ka uruar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pajtimin që është arritur në BE rreth hapjes së negociatave për anëtarësim.

“Por, BE-ja duhet që po ashtu ta mbajë premtimin e vet për Kosovën që t’ia japë liberalizimin e vizave. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe meriton të trajtohet si fqinjtë e saj”, shkruan në një postim në “Tëitter” të këtij Komiteti.

Për Komitetin, madje edhe në këtë periudhë të zorshme, është mirë që BE-ja po e mban premtimin për ta nisur procesin e anëtarësimit me partnerët në Ballkan.

Dhoma e Përfaqësuesve është dhomë e Kongresit amerikan, krahas Senatit. E ky Komitet është përgjegjës për legjislacionin në mbikëqyrjen në Politikën e Jashtme. Kryesues i saji edhe Elliot Engel.

Congratulations to #Albania and #NorthMacedonia on the EU agreeing to open accession talks. Even in these difficult times, it’s good that the EU is keeping its promise to start the membership process with our Balkan partners.https://t.co/3IkqpZw8CN

— House Foreign Affairs Committee Dems (@HouseForeign) March 25, 2020

Të ngjashme