Komuna e Ferizajit apel qytetarëve që t’i hedhin mbeturinat në deponi

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Me kërkesën e KRM “Pastërtia” që të mbrohet shëndeti i punonjësve të mirëmbajtjes/pastrimit nga virusi COVID-19, APELOJMË tek të gjithë qytetarët që:

– Mbeturinat të hidhen në qese mbeturinash dhe të mbyllen, që mos të shpërndahen gjatë bartjes/hedhjes;

– të respektojnë orarin e hedhjes së mbeturinave;

– të denoncojnë ndotësit eventual që hedhin mbeturinat jashtë vendit e orarit të caktuar.

Këto masa, në kushtet e gjendjes emergjente të shëndetit publik, janë të domosdoshme që të zbatohen në mbrojtje të shëndetit të punonjësve të ndërmarrjes dhe shëndetit të qytetarëve.

KRM “Pastërtia” do të vijoj pa ndërprerje aktivitetin e përditshëm të pastrimit të mbeturinave e mirëmbajtjes së hapësirave publike, që në këto kushte të pandemisë, niveli i pastërtisë, higjienës publike të mos bie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme