Komuna e Malishevës do t’i paguaj të gjitha shpenzimet e varrimit për secilin banor

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 12:36 | Nga

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të datës 4 prill, të këtij viti, sot, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, kanë nënshkruar marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës.

Sipas marrëveshjes, Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, obligohet që të kryej shërbimet e varrimit, të cilat mbulohen nga me mjete buxhetore të Komunës së Malishevës, ku përfshihet regjistrimi i rastit në librin amëz i të vdekurve, hapja e varrit, sigurimi i mjeteve tjera për varrin dhe kufomën, me kosto të përgjithshme prej 200 eurove.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme