Komuna e Malishevës formon komisionin për vlerësimin e dëmeve nga shiu dhe breshëri i madh

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se atje si pasojë e stuhisë, janë dëmtuar në masë të madhe kulturat bujqësore, serrat dhe të mirat tjera materiale.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se për të vlerësuar dëmet kanë dalë ekipe të komunale.

“Drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli, ka bërë të ditur, se menjëherë është aktivizuar komisioni i cili do bëjë vlerësimin e dëmeve, varësisht nga kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, të cilët e kanë njoftuar komunën, për dëmet në të mbjellat e tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, Dukolli e ka vizituar fshatin Plloqicë, ku fermerit Shkumbin Malokut, të cilit breshëri e stuhia, i ka dëmtuar rreth 80 ari serrë, si dhe Hashim Malokut, të cilit gjithashtu stuhia i ka dëmtuar në tërësi serrën.

Të ngjashme