Ekonomia Online
FUNDIT

Komuna e Prishtinës nënshkruan gjashtë kontrata për mirëmbajtjen e ndriçimit

Komuna e Prishtinës nënshkruan gjashtë kontrata për mirëmbajtjen e ndriçimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se ka nënshkruar gjashtë kontrata të mirëmbajtjes së ndriçimit për lagjet në kryeqytet. Ai ka deklaruar se një gjë e tillë ka të bëj me rrjetin ekzistues në kryeqytet. “Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe […]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se ka nënshkruar gjashtë kontrata të mirëmbajtjes së ndriçimit për lagjet në kryeqytet.

Ai ka deklaruar se një gjë e tillë ka të bëj me rrjetin ekzistues në kryeqytet.

“Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne.”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë. Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues. Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne.

Të ngjashme