Komuna e Rahovecit probleme me sistemin e ri të intranetit

Rahovec | 05 Jan 2017 | 10:35 | Nga

Komuna e Rahovecit sikur edhe komunat të tjera të Republikës së Kosovës, për shkak të mos funksionimit të sistemit të ri të intranetit nga ana e Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), gjatë ditës së mërkurë shërbyesit civile të administratës së Komunës së Rahovecit , nuk kanë mundur t’u ofrojnë shërbime cilësore qytetareve dhe për këtë arsye janë krijuar pritje për t’u pajisur me dokumente, ka njoftuar komuna e Rahovecit.

Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme u shpreh se gjatë gjithë ditës së djeshme kemi pasur problem me mos funksionimin e sistemit të ri të intranetit, por ne kemi përdorur metodën e vjetër për regjistrimin e kërkesave deri sa të funksionalizohet sistemi i intranetit dhe të i fusim pastaj në intranet, fale angazhimit tonë është bërë e mundur të pajisen me dokumente të gjithë qytetarët të cilët kanë bërë kërkesë për tu pajisur me dokumente dhe shpresojmë që gjatë ditës së sotme të mos kemi probleme.

Drejtori Sallteku kërkon mirëkuptim nga ana e qytetarëve për situatën e krijuar, me të cilën situatë po përballet Komuna e Rahovecit dhe të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Ai thotë sistemi i intranetit është kompetencë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për evitimin e situatës së krijuar jemi në kontakte të vazhdueshme me zyrtarët e kësaj ministrie dhe presim që kjo situatë të zgjidhet sa me shpejtë në mënyrë që qytetarët të mos presin për tu pajisur me dokumente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme