Komuna e Suharekës u bën thirrje qytetarëve që t’i legalizojnë objektet e tyre

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Suharekës u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë e legalizimit.

Për një storie të një qytetarit nga kjo komunë, ku paraqiten përfitimet nga legalizimi i objektit, njofton se afati për aplikim është deri më 4 shtator të këtij viti.

“Afrim Berisha drejton një qendër lokale fitnesi me dy djemtë e tij në një ndërtesë disa-katëshe në qendër të Suharekës.

Kur një qytetar e informoi atë për avantazhet e legalizimit të ndërtesës ku ndodhet qendra e tij e fitnesit, Afrimi vendosi shpejt të fillojë procesin e aplikimit.

Dy muaj pas aplikimit, Afrimi mori çertifikatën e tij të legalizimit dhe ndërtesa e tij u regjistrua në kadastër nga Komuna e Suharekës.”

Kjo është një pjesë e stories së z.Berisha per USAID përmes së cilës tregon rreth përvojës dhe përfitimeve me rastin e legalizimit të objektit, të cilën ju ftojmë ta lexoni në linkun e mëposhtëm.

Shfrytëzojen edhe ju mundësinë, legalizojeni ndërtimin. Afati për aplikim është deri më 04 Shtator 2021.

Të ngjashme