Komuna e Vushtrrisë me USAID-in do të hartojnë Agjendën e Kontratës Sociale

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë, në bashkëpunim me USAID-in, do të fillojë procesin e hartimit të Agjendës së Kontratës Sociale, që për qëllim ka përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes qytetarëve dhe zyrtarëve të komunës, kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi.

Ai ka shkruar se në takimin me ekipin e USAID-it kanë biseduar për punëtoritë që së bashku me ta do t’i organizojnë me qytetarët, ku sipas tij, në këtë mënyrë, po e arrijnë edhe synimin e qeverisjes që qytetarët të jenë të përfshirë në të gjitha proceset vendimmarrëse.

Të ngjashme