Komuna e Zubin Potokut për zjarrin në Qendrën e Regjistrimit: Ekziston mundësia se erdhi nga instalimi i vjetruar

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Zubin Potokut ka thënë se ekziston mundësia që zjarri në ndërtesën e kësaj komune, gjatë natës së mbrëmshme të jetë shkaktuar nga instalimet e vjetruara, teksa i bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë që të mos akuzojnë askënd pa dëshmi.

“Për shkak të ngjarjes fatkeqe që dogji dy dhoma më të vogla në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut, ne duam të informojnë publikun se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, që është më e rëndësishmja, por edhe se analiza paraprake e shërbimeve tona identifikuar se shkak i mundshëm i zjarrit janë instalimet”, thuhet në reagimin e kësaj komune.

Në të njëjtën kohë, ata u bënë thirrje përfaqësuesve politikë në Prishtinë që të mos e përdorin këtë ngjarje të pakëndshme, siç deklaruan, për të justifikuar praninë e forcave speciale të armatosura në këtë komunë, si dhe për akuzat kundër askujt pa asnjë dëshmi.

“Kjo tregon vetëm se interesi i tyre është të destabilizojë situatën në terren”, thuhet në reagimin e komunës.

Të ngjashme