Komunat gati për vitin e ri shkollor, presin takim me ministrin Vitia për masat shtesë

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 11:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një prononcim për Ekonomia Online tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të shkollor, pasi tashmë veçse situata me pandeminë është përmirësuar.

Ibrahimi shtoi tutje se po presin takimin e radhës me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia që të flasin për masat shtesë.

Ai ka kërkuar që patjetër të shtohet numri i personelit arsimor në raste emergjence apo që mund të ketë raste kur ka të infektuar me Covid-19.

“Drejtorët  e komunave u dakorduan që procesi mësimor të fillojë të hënën. Situata me pandeminë është duke u përmirwssuar. Trendi i të  infektuarve është duke rënë në mënyrë drastike por është me rëndësi se edhe numri i të vdekurve është duke rënë  dhe mendoj se janë kushtet që mësimi të fillojë”

“Gjatë këtyre dy ditëve besoj se do të kemi takim me ministrin Vitia ashtu siç jemi dakorduar që të diskutohet sa i përket masave Në mënyrë që të diskutohet sa i përket lirimit të masave, situatës aktuale se çfarë është duke ndodhur në nivelin lokal me pandeminë Covid-19. Ne gjithashtu kemi propozuar që të merret vendim që të shtohet numri i personelit arsimor, sepse kemi nëna shtatzëna, edhe persona të sëmurë kronik në mënyrë që të merret vendim me një listë kushtimisht rezervë të mësimdhënësve që nëse infektohet një mësimdhënës atëherë të ketë zëvendësim”, tha Ibrahimi.

Sipas tij, në takimet me drejtorët e komunave kanë parë që përgatitjet kanë përfunduar lidhur me mbrojtjen nga Covid-19 dhe ruajtja e shëndetit të nxënësve, shkruan EO.

“Në takimin e fundit të drejtorëve është diskutuar për përgatitjet e fillimit të vitit shkollor, ne shpresojmë që të nis sa më shpejtë procesi mësimor dhe që të flasim edhe për detajet tjera. Ata drejtorë na kanë informuar se i kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura në mbrojtje nga Covid-19”

“Përveç aspekti psikologjik humbja e mësimit ka ndikuar edhe te mësimnxënia, për këtë arsye është mirë që të filloj mësimi sikurse edhe shtetet e tjera”.

“Neve kemi pasur takim me drejtorët e komunave të arsimit të cilët janë të organizuar si kohezion në kuadër të asociacionit të komunave të Kosovës ku u diskutua procesi i fillimit të vitit shkollor 2021-2022. Të gjithë drejtorët komunal njëzëri u dakorduan që janë pjekur kushtet që të fillojë procesi mësimor. Nuk është vetëm senario që duhet me prezencë fizike të jenë nxënësit nëpër shkolla”, përfundoi ai.

Në një konferencë për medie ministri Vitia bëri të ditur se nga 27 shtatori do të aplikohen masa kufizuese, që në lokale të hyhet me certifikatë të vaksinimit, test PCR apo serologjik.

Përderisa për fillimin e mësimit tha se IKShPK-ja ka rekomanduar që masat të mbesin në fuqi.

Të ngjashme