Konfindustria kërkon uljen e çmimeve të karburanteve dhe energjisë elektrike

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Konfindustria ka kërkuar nga ekzekutivi të ndërhyjë sa më shpejt dhe në mënyrë të jashtëzakonshme për të ulur çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike për biznesin dhe qytetarët shqiptarë në nivele të paktën të krahësueshme me vendet e Rajonit, si shkak i shqetësimeve të vazhdueshme të industrive vendore.

“Konfindustria vlerëson, se cmimet e larta dhe cilësia e dobët e karburanteve dhe energjisë elektrike janë pengesë kryesore për zhvillimin ekonomik, biznesin dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë. Mjaft shqetësuese është edhe prania e zgjeruar e kompanive “guackë” të regjistruar në parajsa fiskale të pranishëm sidomos në sektorin strategjik të karburanteve. Tregjet e karburanteve dhe energjisë elektrike kanë një qarkullim vjetor të përbashkët prej mbi 1.7 miliard & dhe janë më kryesorët duke kapur afër 15% të PBB/Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë.  Treguesi më i qartë i gjendjes së papranueshme të ndërtimit të tregut të karburanteve në Shqipëri është mungesa e plotë e pranisë së markave ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Shqipëria rradhitet në 25 vendet e para në botë dhe nga më të lartët në Europë për çmimin dhe njëkohësisht për cilësinë tepër të ulët të karburanteve në qarkullim. Cilësia e karburanteve, sidomos kur është në qarkullim prodhimi i vendit, është në shumicë dërrmuese jashtë cdo standarti të lejuar. Çmimi i energjisë elektrike për biznesin në Shqipëri është më i larti në rajon.

“Konfindustria vlerëson, se mosveprimi i agjencive shtetërore për zbatimin e standarteve ligjore të funksionimit të tregjeve të karburanteve dhe energjisë kanë shenja të qarta të paaftësisë, subjektivizmit dhe korrupsionit. Raste si psh të kompanive të tregtimit të karburanteve të tipit “guackë” dhe/ose me marka të fallsifikuara si “Gulf”, kompanitë përdoruese të rafinerisë së Ballshit/ish Armo, kompanitë e shfrytëzimit të fushave naftëmbajtëse, privatizimi i dështuar i Albpetrol, oligopolet private në transaksionet e shitjeblerjeve të energjisë elektrike, etj.janë shembuj të qartë për sa më sipër”.

Të ngjashme