Konfirmohet se trupi i gjetur në Lepenc është i njërit prej policëve të zhdukur

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 16:18 | Nga Donika Osmani

Para disa minutave në Lepenc është gjetur trupi i njërit prej policëve të zhdukur. Ky trup është gjetur në pjesën e Kosovës.

Pjesëtarët e Njësitit për Intervenime të Shpejta (FIT) ishin ata që nxorën trupin e pajetë nga lumi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar për Ekonomia Online se trupi i pajetë i njërit prej policëve të zhdukur është gjetur pesë kilometra larg vendit të ngjarjes.

“Po, është gjetur në një aksion së bashku me Policinë e Kosovës, FSK-në, Agjensionin për Menaxhimin e Emergjencave. Është trupi i njërit prej policëve të zhdukur”, ka thënë Gashi.

Sot kërkimit i është bashkangjitur edhe Ismail Kasumi me ekipin e tij.

Ai në Lepenc është zhytur vetëm pas një kërkese zyrtare të marrë nga institucionet përkatëse, dhe ky ishte një nga kushtet e tij që të zhytej në Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.

Kërkimi për policët e zhdukur ka filluar që 6 ditë, që nga e shtuna e 28 prillit.

Të ngjashme