Konfirmon Kurti: Në fund të muajit Qendra e Studentëve s’do të jetë më karantinë

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 11:45 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar Qendrën e Studentëve në Prishtinë, qendër kjo që me vendim të Qeverisë është shndërruar në karantinë për të kthyerit jashtë vendit gjatë kohës së pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Nga këtu ai ka konfirmuar se kjo qendër nuk do të shërbejmë më si karantinë, ngase janë krijuar kushtet për fitore mbi pandeminë.

Por ai ka thënë se liberalizimi duhet të përcillet me vigjilencë të shtuat dhe se nga java e ardhshme do të fillojë edhe lehtësimi i masave për kategoritë e tjera.

“…kah fundi i muajit do të mbyllet karantina, ngase janë krijuar kushtet për fitoren mbi pandeminë, jemi para fitores”.

“Liberalizimi i masave duhet të përcillet me vigjilencë të shtuar”.

“…javën e ardhshme do të lirohen edhe masat e tjera dhe do t’i kthemi normalitetit të ri”.

Të ngjashme