Konjufca duhet t’i falënderojë deputetët e “regjimit të vjetër”

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Billall Sherifi, nga Nisma Socialdemokrate, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila liroi sot nga akuzat kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.

Sherifi ka thënë se Konjufca duhet t’i falënderojë deputetët e “regjimit të vjetër” të cilët nuk dëshmuan

“Pas lirimit nga akuza me arsyetimin se “asnjë dëshmitar nuk deshmoi në Gjyq që ai ka hedhë gaz lotësjellës në Kuvend”, më e pakta që tani pritet nga Glauk Konjufca është një falënderim publik për dëshmitarët deputetë të “regjimit të vjetër” Sabri Hamiti, Adem Grabovci dhe Pal lekaj të cilët e shpëtuan nga dënimi”.

“Nëse nuk guxon prej Albin Kurtit me i falënderu publikisht, së paku nga një sms do të duhej t’ua dërgonte”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Të ngjashme