Konjufca: Kontributi i autorëve të huaj, ka ndikuar në krijimin e opinionit pozitiv për liri dhe pavarësi

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 14:06 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se sensibilizimi i opinionit botëror për çështjen e Kosovës dhe të drejtën e saj për liri dhe pavarësi nga Serbia, ka qenë një front i rëndësishëm në realizimin e aspiratave tona, raporton Ekonomia Online.

Në ekspozitën e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, në gjuhë të huaja “Kosova në gjuhët e botës”, kryeparlamentari Konjufca tha se kontributi i autorëve të huaj, ka ndikuar në krijimin e opinionit pozitiv për liri dhe pavarësi.

“Kam kënaqësinë që marrë pjesë në  hapjen e kësaj ekspozite të botimeve të librave për Kosovën ne gjuhët e huaja, veçanërisht kur ky aktivitet realizohet edhe me rastin e 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë. Përkimi i kësaj ekspozite të librave të shkruara për Kosovën në gjuhë të huaj me luftën që NATO e nisi për të shpëtuar popullin e Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi, na nxite domosdoshmërisht të reflektojmë se lufta e popujve për liri e çlirim e veçanërisht e popujve të vegjël, gjithnjë duhet të zhvillohet në shume fronte, sepse ajo shumë  shpesh varet nga aleanca dhe mbështetja e popujve dhe shteteve të mëdhenj”, tha Konjufca.

“Në këtë kuptim, sensibilizimi i opinionit botëror për çështjen e Kosovës, të drejtën e saj për liri dhe pavarësi nga Serbia, ka qenë një front i rëndësishëm në realizimin e aspiratave tona. Kjo ka qenë veçanërisht e rëndësishme edhe për faktin se propaganda serbe kundër Kosovës në qarqet evropiane e perëndimore ka qenë e hershme dhe intensive. Pavarësisht kontributit që elitat tona intelektuale, duke përfshirë edhe shumë anëtarë të nderuar të kësaj Akademie, kanë dhënë në përhapjen e të vërtetës  shkencore e historike për Kosovën dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, kontributi i autorëve te huaj, miqve të Kosovës, shumë prej të cilëve kanë bartur edhe detyra të larta drejtuese, ka ndikuar pa dyshim në krijimin e opinionit pozitiv të publikut të huaj mbi të drejtën e vendit tonë për liri dhe pavarësi”, u shpreh Konjufca.

Të ngjashme