Ekonomia Online
FUNDIT

Konjufca nënshkruan marrëveshje me “Vatrën”, Berisha bën thirrje për përqendrim në njohje reciproke me Serbinë

Konjufca nënshkruan marrëveshje me “Vatrën”, Berisha bën thirrje për përqendrim në njohje reciproke me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim organizatën “Vatra”, me ç’rast së bashku kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufcs, tha se Organizata “Vatra”, ka lënë gjurmë në shtet-ndërtimin e Kosovës. Ai shtoi se dyert e Kuvendit gjithnjë do të jenë të hapura për këtë Federatë dhe inkurajon që […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim organizatën “Vatra”, me ç’rast së bashku kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufcs, tha se Organizata “Vatra”, ka lënë gjurmë në shtet-ndërtimin e Kosovës.

Ai shtoi se dyert e Kuvendit gjithnjë do të jenë të hapura për këtë Federatë dhe inkurajon që të vazhdojë njëjtë me punën e saj sikur deri më tani.

“Jemi të gëzuar me këtë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Kuvendit dhe , e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kontributin e vet për kombin shqiptar dhe për Pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka çka ka qenë e mirë dhe e nevojshme për popullin tonë”, tha Konjufca.

Kryetari i Organizatës “Vatra”, Ilmi Berisha, tha se në këtë fazë duhet që të gjitha energjitë intelektuale e lobuese të përqendrohen në njohjen reciproke me Serbinë.

“Ndihem i privilegjuar sepse ‘Vatra’ që 110 vjet është munduar ta ndihmojë Kosovën me mënyrat e veta”.

“Është moment i mirë që t’i kanalizojmë energjitë tona intelektuale dhe lobuese dhe të formalizojmë njohjen reciproke me Serbinë”, tha ai.

Përmes këtij memorandumi Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Federata “Vatra” zotohen se do të bashkëpunojnë në aktivitete, duke pasur parasysh pikat e interesit të përbashkët. Kuvendi do të mbështes aktivitetet e kësaj Federate dhe promovimin e tyre, ndërsa Federata “Vatra”, sipas nevojës do të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës, me qëllim rakordimin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe lobimit në favor të Kosovës.

Sipas Memorandumit po ashtu Federata Pan-Shqiptare “Vatra” do të shërbejë si promovuese dhe garantuese e hapësirave dhe mundësive që ofron ekonomia dhe tregu i Republikës së Kosovës për komunitetet shqiptaro-amerikane të biznesit në Amerikë, ndërsa Kuvendi i Kosovës dakordohet të bashkëpunojë në fushën e sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, ekonomisë dhe biznesit, si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët, gjithmonë duke pasur primare interesat kombëtare dhe ndërkombëtare në bashkëpunim me politikën e ShBA-së dhe BE-së.

Të ngjashme