Konjufca nga Gllogjani: Sakrifica e tyre, amanet për brezat e ardhshëm që ta duam Kosovën

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka kujtuar 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit e cila u zhvillua në Gllogjan.

Konjufca tha se sakrifica e dëshmorëve të rënë në këtë betejë mbetet amanet për brezat e ardhshëm që ta duan me zemër, ta ndërtojnë, zhvillojnë e mbrojnë Kosovën.

“Sot nderuam me pietet kujtimin e dëshmorëve të Epopesë së Dukagjinit – Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. Ata sot na mungojnë, por heroizmi i tyre duhet të nderohet e respektohet përjetësisht”, tha Konjufca.

Të ngjashme