Konjufca optimist për anëtarësim në KiE: E padrejtë të vendosen kushte shtesë, i fundit ka qenë për Manastirin

Prishtinë | 16 Pri 2024 | 13:40 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur optimist se sot Kosova në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do ta kaloj edhe hapin e dytë, për të shkuar më pas tek ai i fundit, më 16 maj, raporton Ekonomia Online.

Në një deklarim për media për mbajtjes së fjalimit në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Konjufca tha se është e padrejtë të vendosen kushte shtesë për anëtarësim në KiE.

“Sot jam shume optimist që Kosova do ta kaloj këtë hapin e dytë të madh sepse pastaj mbetet edhe i treti. Sa i parket këto që i keni dëgjuar edhe ju si kushte, nuk mendoj që ato janë në raportin e zonjës Bakoyannis, nuk mendoj që është e ndershme për Kosovën të përjetoj kushte të tjera shtesë nga ato që mund t’i lexoni vetë raportin të cilët e kanë përpiluar ekspertët e Këshillit të Evropës. Ata ekspert eminentë prej vetë KiE-s janë mandatuar që me ardhë në Kosovë dhe me vlerësuar se çfarë niveli janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, që janë tri shtyllat më të rëndësishme të KiE”, tha Konjufca.

Ai shtoi se Dora Bakoyannis, në raportin e saj për Kosovës është theksuar që është vetëm një kriter, dhe ai ishte Manastiri i Deçanit, që siç tha ai Kosova e zgjidhi si çështje.

Konjufca tha se do të ishte e papranueshme nëse qeveritë e shteteve tjera do të donin kushte tjera, pasi siç tha ai do të ishte dëmtim i qëllimshëm i Kosovës.

“Pasi e kanë bërë raportin ekspertet eminent kanë treguar  gjendjen e cila është në Kosovë, ndërsa Bakoyannis mbi të dhënat e tyre e ka ndërtuar raportin e saj e cila thotë që Kosova e ka vetëm një kriter, sa i përket anëtarësimit e kriteri është Manastiri i Deçanit që ne e zgjidhem si çështje. Nuk ka kushte të tjera shtesë, nëse shtetet tjera dëshiroje qeveritë e tyre të vendosin kushte shtesë, atëherë kjo mendoj që është e papranueshme. Është dëmtimi i qëllimshëm i Kosovës edhe interesit të saj dhe nuk është fare e mirëpritur kur vetë KiE na ka mirëpritur, kur vete zonja Bakoyannis që vjen nga një shtet mosnjohës, që thotë vetëm manastiri është kusht dhe na vendosin kushtet të tjetra”, u shpreh ai.

Kryeparlamentari tha se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në këtë organizatë dhe se kjo nuk është përmendur as në raportin e Dora Bakoyannis.

“Aktualisht unë po them që Kosova do të qëndroj vetëm asaj që ne e shohim si shkronjë në raportin e zonjës Bakoyannis. Raporti nuk thotë asgjë për Asociacionin para anëtarësimit. Pas anëtarësimit KiE ka thënë që do ta formoj një komision monitorues për Kosovën sa i përket hapave të mëtutjeshme në implementimin e atyre që quhen marrëveshje ekzistuese një prej të cilave mund të jetë edhe Asociacioni”, tha Konjufca.

“Bakoyannis shumë lehtë do ta mund ta kishte shkruajtur ‘nëse nuk e bëni Asociacionin nuk mund të anëtarësoheni’ por nuk e ka thënë këtë gjë. Pse dikush duhet me na ngarkuar me diçka që na ka ngarkuar Bakoyannis  dhe KiE, kjo do të ishte për interesat e Lajcakut dhe proceseve që ai nuk ka mundur me i përmbyll dhe më i përfunduar me na i qit në qafë edhe disa kritere shtesë që janë të pandershme dhe nuk janë fer për Kosovën”, tha ai.

Të ngjashme