Konjufca: Për këto 365 ditë, kemi qenë dëshmitarë të masakrave të tmerrshme të forcave ruse mbi popullin ukrainas

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë reagon Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca përmes një postimi në facebook u shpreh se lufta në Ukrainë ndryshoi tërësisht rrjedhën e rendit botëror duke krijuar kështu një sistem të ri ndërkombëtar që i ndan qartësisht shtetet demokratike nga ato që mbështesin autoritarizmin.

Ai gjithashtu tha se për këto 365 ditë, kemi qenë dëshmitarë të masakrave të tmerrshme të kryera nga forcat ruse mbi popullin ukrainas në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare të luftës.

“Jemi të lumtur që përmes ndihmës së ofruar nga Kosova, tash e një vit, 12 gazetarë ukrainas kanë zgjedhur Kosovën si vend strehim për të kryer misionin e tyre të guximshëm për të informuar mbarë botën për luftën që po ndodh atje”, përfundon ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme