Konjufca priti në takim ambasadorin Sprecher, biseduan për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

Sprecher u shoqërua nga zëvendësambasadori Christoph Fuchs, thuhet në komunikatën e kuvendit, përcjell Klankosova.tv.

„Në takim, veç të tjerave, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona“, thuhet në komunikatë.

Konjufca uroi ambasadorin Sprecher për detyrën dhe i dëshiroi mirëseardhje. Njëherësh i shprehu mirënjohje për kontributin e shquar dhe mbështetjen e gjithanshme të Zvicrës ndaj Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit, integrimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe nënvizoi rëndësinë që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sprecher vlerësoi partneritetin dhe raportet e ngushta dypalëshe.

Po ashtu, Konjufca dhe ambasadori Sprecher ritheksuan gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fusha të ndryshme bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Të ngjashme