Konjufca takon ambasadorin e Lituanisë, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Lituanisë, Eduardas Borisovas.

Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se në takim Konjufca dhe ambasadori Borisovas diskutuan për bashkëpunim Kosovë – Lituani, dhe zhvillimet aktuale në Kosovë dhe aspiratat euro-atlantike.

Tutje, Konjufca theksoi se Lituania mund të kontribuojë në shumë fusha të zhvillimit të brendshëm e gjithashtu edhe në procesin e konsolidimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Sipas njoftimit, të dy palët ndanë mendimin e përbashkët për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe midis dy parlamenteve.

Të ngjashme