Ekonomia Online
FUNDIT

Kontrollë ndaj mjeteve të mbingarkuara, mbi 13 mijë euro gjoba veç pë një ditë

Kontrollë ndaj mjeteve të mbingarkuara, mbi 13 mijë euro gjoba veç pë një ditë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se vetëm gjatë 1 korrikut 2026 janë shqiptuar 24 kundërvajtje ndaj mjeteve të rënda që kanë tejkaluar peshën e lejuar, me vlerë të përgjithshme prej 13,910 euro. Sipas ministrisë, nga kjo shumë, 13,140 euro gjoba u janë shqiptuar operatorëve ekonomikë, ndërsa 770 euro personave fizikë. Një ndër […]

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se vetëm gjatë 1 korrikut 2026 janë shqiptuar 24 kundërvajtje ndaj mjeteve të rënda që kanë tejkaluar peshën e lejuar, me vlerë të përgjithshme prej 13,910 euro.

Sipas ministrisë, nga kjo shumë, 13,140 euro gjoba u janë shqiptuar operatorëve ekonomikë, ndërsa 770 euro personave fizikë.

Një ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të infrastrukturës rrugore është qarkullimi i mjeteve të rënda të mbingarkuara, të cilat tejkalojnë kufijtë e lejuar të peshës, thotë ministria.

“Çdo vit investohen qindra miliona euro nga paratë e taksapaguesve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Prandaj, këto investime duhet të mbrohen dhe nuk mund të lejohet që të dëmtohen si pasojë e mosrespektimit të kufijve të lejuar të peshës. Gjatë sezonit veror, për shkak të temperaturave të larta, rreziku i dëmtimit të asfaltit rritet edhe më shumë. Për këtë arsye, kërkohet kujdes i shtuar dhe respektim i rreptë i kufizimeve nga të gjithë operatorët ekonomikë dhe drejtuesit e mjeteve të rënda. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të jetë vazhdimisht në terren, duke zhvilluar kontrolle të rrepta për të parandaluar dëmtimin e infrastrukturës rrugore”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit tha se do të jetë “rigoroze në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e infrastrukturës rrugore”.

“Kontrollet do të vazhdojnë dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që, përmes mbingarkesës, rrezikojnë sigurinë në komunikacion dhe dëmtojnë rrugët tona. U bëjmë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të rënda që t’i respektojnë kufijtë e lejuar të peshës dhe të kontribuojnë në ruajtjen e infrastrukturës që ndërtohet me paratë e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme