Ekonomia Online
FUNDIT

Kosnett e Komandanti Rama flasin me zyrtaren e Pengatonit për planin e transformimit të FSK-së

Kosnett e Komandanti Rama flasin me zyrtaren e Pengatonit për planin e transformimit të FSK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar diskutimin virtual me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper. Ky diskutim kishte temë kryesore, çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n. Këtë e ka bërë të ditur vet Ambasadori Kosnett, përmes një […]

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar diskutimin virtual me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper.

Ky diskutim kishte temë kryesore, çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ambasadori Kosnett, përmes një reagimi në twitter, ndërsa shton se në këtë diskutim, ishin pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj si dhe Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Detailed discussions with Pentagon official Laura Cooper, @Kosovo_MoD Minister Mehaj, & #KSF’s Lt. General Rama on our joint commitment to U.S.-Kosovo coordination regarding the 10-year plan, key to @HqKosovo's transformation into a defense force interoperable with U.S. & #NATO. pic.twitter.com/1j45ruksgR

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 23, 2021

Të ngjashme