Ekonomia Online
FUNDIT

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për klimën dhe tranzicionin energjetik

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për klimën dhe tranzicionin energjetik

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për klimën dhe tranzicionin energjetik Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar për nënshkrimin e Marrëveshjes së Zbatimit për Mbështetjen e Partneritetit për Klimën dhe Tranzicionin Energjetik, duke shënuar një hap të ri në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë atasheu për klimën i Ambasadës së […]

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për klimën dhe tranzicionin energjetik

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar për nënshkrimin e Marrëveshjes së Zbatimit për Mbështetjen e Partneritetit për Klimën dhe Tranzicionin Energjetik, duke shënuar një hap të ri në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

    Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë atasheu për klimën i Ambasadës së Gjermanisë, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe GIZ Kosovo.

    Sipas Ambasadës së Gjermanisë, marrëveshja e shndërron Partneritetin për Klimën dhe Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në një kornizë konkrete bashkëpunimi, me synim forcimin e dialogut për politikat, koordinimin institucional dhe ngritjen e kapaciteteve.

    Po ashtu, marrëveshja pritet të mbështesë diplomacinë klimatike të Kosovës, të rrisë dukshmërinë e saj në nivel ndërkombëtar dhe të nxisë angazhimin e shoqërisë në veprimet për klimën dhe tranzicionin energjetik.

    Ambasada e Gjermanisë theksoi se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në bashkëpunimin shumëvjeçar mes dy vendeve dhe në angazhimin e përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm dhe avancimin e integrimit evropian të Kosovës.

    Të ngjashme