Kosova dhe Shqipëria memorandum bashkëpunimi në fushën e regjistrimit të bizneseve

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 10:53 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë, raporton EkonomiaOnline.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se ky nënshkrim i memorandumit është një hap më tutje në konsolidim të mardhënieve ekononike, Kosovë-Shqipëri.

“Është nder dhe kënaqësi që jemi bashkë këtu me ju si pjesëmarrës gjatë nënshkrimit të memorandumit konsideroj qe ky është një hap më tutje në konsolidim të marrëdhënieve tona ekonomike duke i ditë të gjitha barrierat që dy vendet tona janë ballafaqua deri më tash. Ju inkurajoj që të vazhdoni më tutje”.

Sipas tij, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve ka bërë disa ndryshime dhe në shkurt të këtij viti ka  lansuar platformën e re elektronike për regjistrimin online të bizneseve, duke thjeshtëzuar procedurat dhe shkurtuar kohën për bizneset.

“Kosova sot është njëri nga vendet në Evropë që biznesin mund ta hapësh për 24 orë, por ne do të vazhdojmë të krijojmë kushte edhe më të mira. Shqipëria për Kosovën është vend mik dhe çdo marrëveshje është e mirëpritur dhe do ndikojë në shkëmbimin e përvojave duke konsideruar se memorandumet duhet të shtrihen edhe në fusha tjera”, theksoi Shala.

“Unë ju inkurajoj që të vazhdoni bashkëpunimin si dy agjencione shtetërore shumë të rëndësishme, dhe bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë të provoni t’i afroni edhe më shumë”, tha Shala.

Ndërsa drejtoresha e ARBK-së, Nexhmie Selimi, tha se ky memorandum ndihmon në nxitjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë për regjistrimin e bizneseve.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë, Pranvera Fangu, tha se ky memorandum shërben në promovimin e ekonomisë dhe teknologjisë të dy vendeve.

“Ky memorandum shërben për promovimin e ekonomisë dhe teknologjisë të dy vendeve. Kam bindjen që ky memorandum do të nxisë bashkëpunimit më të plotë bilateral mes dy vendeve tona”.

Ky memorandum parasheh 11 fusha të bashkëpunimit, si: Shkëmbimin e informacionit mbi legjislacionin në fushën e regjistrimit të bizneseve dhe reflektimet për përmirësimin e tij;Shkëmbimin e publikimeve të ndryshme në lidhje me fushën e regjistrimit të bizneseve, bashkëpunim në programet e trajnimit lidhur me regjistrimet e bizneseve; Bashkëpunim në fushën e regjistrimit të bizneseve dhe shërbimeve për publikun etj.

Të ngjashme