Kosova e përmbyll kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se sot Kosova e ka përmbyllur kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me takimin e të gjithë ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare.

Kryesimi i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore do t’i kalojë Turqisë.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stubllës në Facebook:

Kosova e përmbylli kryesimin një vjeçar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me aktivitetin e fundit sot – takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të kësaj nisme.

Takimi u mbajt me videokonferencë të organizuar nga MPJD, ku deri në fund të ditës pritet dhe nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe zyrtarisht t’ia kalojmë kryesimin e radhës Ministrit të Jashtëm të Turqisë, z.Mevlüt Çavuşoğlu.

I falënderoj të gjithë homologët dhe kolegët e shteteve anëtare të SEECP, për bashkëpunimin konstruktiv dhe mbështjetjen e tyre.

Të ngjashme