Kosova e Shqipëria diskutojnë për shërbimin e përbashkët konsullor – Xhaçka: Do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur Kosovën

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 16:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur në takim homologen e saj nga Republika e Shqipërisë, Olta Xhaçka. Në takimin që e mbajtën për afro një orë, temë diskutimi ishte shërbimi i përbashkët konsullorë, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën e përbashkët për medie, kryediplomatja kosovare, ka thënë se është menduar të fillojnë së bashku një vizitë nëpër qytetet e Kosovës.

“Dhe dy shtet tona motra kanë dëshmuar orientimin proevropian dhe shtytësit e progresit në zhvillimin rajonal. Përveçse biseduam për marrëveshje, biseduam edhe për shërbimet e përbashkëta konsullore. Biseduam për mërgatën dhe si do ti qasemi atyre. Kosova ka përvojë të mirë në organizimin e mërgatës”, ka thënë Gërvalla.

E .inistrja e për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e quajti motër ministren Gërvalla. Ajo me këtë rast e falënderoi për këtë pritje, teksa i quajti shqiptarët si garancë të paqes në rajon.

“Në prag të 110 vjetorit të Pavarësisë. Duke dialoguar dhe bashkëpunuar dihet ta bëjmë së bashku. 110 vjet më vonë kemi një situatë të transformuar Shqipërinë dhe Kosovën. Shqiptarët janë garancë të paqes në rajon. Ka ende shumë punë për të bërë dhe Kosova e Shqipëria janë dakorduar për të punuar së bashku. Çështja më e rëndësishme është mbështetja e dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshje që sjellë njohje mes dy vendeve dhe hap rrugën e Kosovës në OKB. Shqipëria ka mbështetur dhe do të mbështesë Kosovën në gjithë këtë rrugëtim”, tha Xhaqka, teksa tha se janë të angazhuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ajo përmendi edhe mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“E kam fjalën për çështjen e vizave e cila duket se ka hyrë në rrugën e zgjidhjes. Izolimi që i është bërë Kosovës është i pakuptimtë dhe nuk ka kuptim për ta mbajtur këtë situatë pezull. Dua ta garantojë motrën time që Shqipëria do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur Kosovën”, tha tutje Xhaçka.

Të ngjashme