Kosova do të bëhet me Akademinë e Arsimit Profesional

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 10:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe shteti i Iowa-s (ShBA) kanë nënshkruar marrëveshje për themelimin e Akademisë së Arsimit Profesional në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sipas ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, tha se përmes kësaj marrëveshjeje në Kosovë, Kolegji DMACC do të jetë prezent në Kosovë.

Sipas Bytyqit, në këtë kolegj do të ligjërojnë profesorë nga Iowa, raporton EO.

“Sot ne kemi nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit për themelimin e kolegjit DMACC në Kosovë. Ardhja e një kolegji prestigjioz është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë ne për të rinjtë tanë”.

Ministri Bytyqi bëri të ditur se parashihet që ky kolegj të ketë profile profesionale në Kosovë, raporton EO.

Robert Denson, president i kolegjit DMACC në Iowa, garantoi se ndikojnë pozitivisht në arsimin e Kosovës.

“DMACC është e specializuar në aftësimin e punëtorëve në kompani të ndryshme. Ne punojmë me institutet më të mira të Iowa-s, kështu që mund të garantojmë që do të sjellim arsim më të mirë në Kosovë”.

 

Të ngjashme