Kosovarët po e braktisin Ulqinin

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Tradicionalisht kosovarët pushimet i kanë kaluar në qytetin e bukur bregdetar të Ulqinit, por një gjë e tillë nuk po ndodh këtë sezonë, shumica e tyre ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar.

Sivjet Ulqini dukej sikur një vend i huaj për kosovarët, në çdo plazh të tij flitej në të gjitha gjuhet, e në shqip pothuajse aspak.

Përgjatë Plazhit të Madh aty ku kosovarët kanë pushuar për dekada, diçka e tillë nuk ngjante sivjet, nga pesë persona që provuam ti merrnim në pyetje, vetëm njëri prej tyre ishte kosovar, shkruan Gazeta Metro.

Përveç taksës ditore që shteti malazez ka vendosur për shtetasit e huaj por edhe për shtetasit e vet që janë pa leje të përhershme qëndrimi në Ulqin, ka bërë që t’i trembë shumë pushues nga Kosova, kjo edhe është njëra nga arsyet pse kanë vendosur ta braktisin Ulqinin.

Ndërsa arsyeja tjetër janë çmimet, që po t’i krahasosh me plazhet e Shqipërisë janë dy apo edhe tre fish me të larta.

Gjithashtu një pikë e dobët që ndikon tek irritimi i turistët kosovarë, janë pritjet e pakuptimta në pikën kufitare me Malin Zi, diçka që nuk ndodh në pikat kufitare me shtetin shqiptar.

Të ngjashme