Kosovë, 9 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 9 persona janë infektuar me Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

26 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 468 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 127.

Të ngjashme