KQZ-ja shtyn afatin për certifikim të partive në veri

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 16:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që ta shtyjë afatin për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet në katër komunat veriore, nga 21 nëntori deri më 25 nëntor, raporton Ekonomia Online.

KQZ-ja vendimin e ka marrë në mbledhjen elektronike që ka mbajtur sot.

Zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, do të mbahen më 18 dhjetor.

“Sipas vendimit të KQZ-së, afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve i paraparë të përfundojë më 21 nëntor është shtyrë deri më 25 nëntor 2022. Rrjedhimisht, është shtyrë edhe afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin ose jo të subjekteve politike dhe kandidatëve nga 26 nëntori në 28 nëntor 2022″.

“Po ashtu, KQZ-ja ka ndryshuar edhe afatin për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat do të shtyhet deri më 28 nëntor 2022”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ndërkohë sa i përket aplikimit, KQZ-ja ka njoftuar se deri tash ka pranuar vetëm dy kërkesa. PDK-ja ka dorëzuar kërkesat dhe kandidatët për katër komunat veriore, ndërsa Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Mitrovicën e Veriut.

Zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, do të mbahen më 18 dhjetor.

Të ngjashme