KQZ-ja synon t’i thjeshtësojë formularët për votim

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet e 17 tetorit.

E qëllimi është që formularët e votimit, kësaj radhe të jenë sa më të thjeshtë, për t’i evituar problemet që kishin ekzistuar më herët.

“Këshilli ka trajtuar të gjithë formularët për procesin zgjedhor. Qëllimi i formularëve është që ato të jenë sa më të thjeshta, të evitohen problemet që janë hasë në zgjedhjet e kaluara”, ka deklaruar Alim Rama nga Këshilli për Operacione Zgjedhore për T7.

Veç kësaj, Rama ka rekomanduar që të aprovohet edhe propozimi për krijimin e mundësive që votuesit e verbër dhe me të parë të dobësurar të votojnë personalisht.

Ndërsa Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së, ka thënë se me çështje teknike nuk duhet të merret ky organ.

Kurse Florian Dushi nga LDK-ja, thotë se kjo ka qenë praktikë edhe e mëhershme.

E përveç për zgjedhjet aktuale, në këtë mbledhje të komisionit është diskutuar edhe për zgjedhjet e 14 shkrutit.

Të ngjashme