KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Prishtinë | 26 Qer 2026 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Ekonomia Online.

‘’Ju njoftoj se të shtunën (27 qershor 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.’’, ka thënë Elezi për EO.

Të ngjashme