KQZ pranon nënshkrimet e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Nënshkrimet e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potoku, tanimë i janë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ-ja do ta verifikojë listën e nëshkruesve në këtë komunë.

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë ai.

Kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme