KQZ publikon të dhënat – deri në ora 15:00 votuan 1 085 qytetarë

Prishtinë | 23 Pri 2023 | 15:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën e tretë të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka publikuar disa të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 15:00.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi zgjedhor është duke vijuar në rregull dhe se nuk është njoftuar për ndonjë pengesë, raporton EKonomia Online.

Ai ka sqaruar se deri në këtë orë kanë votuar 1 085 qytetarë.

“Në Leposaviq 110 votues apo 0.83%, në Zubin Potok janë 240 votues apo 3.6%, në Zveçan janë 145 votues apo 2.07% dhe në Mitrovicë të Veriut 590 votues apo 3.3%”, tha ai.

Elezi theksoi tutje se konferenca e radhës do të mbahet në ora 19:30, pas mbylljes së vendvotimeve.

Të ngjashme