Krahas pagës, ministri Mehaj dhe pesë anëtarë kabineti morën 3590 euro mëditje për udhëtime jashtë vendit

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar katër herë jashtë vendit gjatë këtij viti.

Ai ka kryer vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në shtete të tjera në muajt maj, gusht, shtator dhe në tetor.

Ndërkohë, shefja e kabinetit të tij, Agime Gashaj, ka udhëtuar në formë zyrtare edhe në muajin nëntor.

Sipas Indeksit, gjatë kësaj periudhe, Mehaj me pesë anëtarë kabineti kanë marrë 3590 euro mëditje gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Të ngjashme