Krasnic thotë se gjatë procesit zgjedhor në Kosovë partitë shumicë ndërhyn në “punët e brendshme” të komuniteteve

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Rifat Krasnic, nga Kosova Turk Demokratik Turk Partisi (KDTP) përmes një komunikate dërguar medieve ka thënë se që disa retorika dhe veprime të përdorura në procesin zgjedhor shqetësuan komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Krasnic poashtu ka thënë se gjatë këtij procesi u pa tendenca e partive shumicë që të ndërhyjnë në qështjet e brendshme të komuniteteve.

Kujtojmë që Krasnqic deklaroi në mbledhjen e KQZ-së se derisa nuk e ndërrojnë Ligjin në Parlament, kanë me pas shumë probleme.

“Kur udhëheqësja e presidentit vjen në Mamushë, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti vijnë në Mamushë edhe hanë pite edhe thonë që duhet bërë ndryshim, demek KDDP-ja s’ka me qenë kurrë në Parlament, a thuhet ajo fjalë. Marre është Vjosa Osmani me ardhë në Mamushë edhe me thonë po ha pite edhe po bëjë ndryshim”, tha ai.

Ky është sqarimi i tij i plotë:

Sot, nevoja për të bërë këtë deklaratë ka lindur në mënyrë që të shmangen keqkuptimet e mundshme të deklaratës së anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të subjektit tonë politikë. Në këtë rast, duhet të theksuar se institucioni në të cilin ai po shërben nuk është një vend për të bërë politikë dhe se i njëjti duhet të përqendrohet në aspektin profesional të punës sesa në interpretimet politike.

Në anën tjetër, është një fakt i pamohueshëm që disa retorika dhe veprime të përdorura në procesin zgjedhor shqetësuan thellësisht ne dhe gjithë komunitetet e tjera jo-shumicë që jetojnë në Kosovë. Me rezultatet e zgjedhjeve, dolën në dritë ndjeshmëritë e krijuara nga subjektet që veprojnë në skenën politike dhe që përfaqësojnë komunitetet shumicë për të ndërhyrë në “punët e brendshme” të komuniteteve. Në këtë kontekst, reagimi i shprehur nga anëtari ynë i KQZ-së në takimin e sotëm do të diskutohet me bashkëbiseduesit e duhur në rrethana të përshtatshme.

Nuk duhet harruar që kuotat parlamentare të siguruara me Kushtetutë janë garancitë më të rëndësishme të përfaqësimit politik atyre që pasurojnë Republikën e Kosovës e që i përkasin komuniteteve turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptiane dhe gorane. Prandaj, duhet pasur kujdes për të mbrojtur përfaqësimin politik të komuniteteve nga ndërhyrjet. Në këtë pikë, përgjegjësia për të parandaluar ndërhyrjet e mundshme duke ruajtur unitetin dhe solidaritetin e komuniteteve nuk mund të mohohet. Në këtë drejtim, me qëndrimin që theksoi unitetin dhe solidaritetin e paraqitur në zgjedhjet e 14 Shkurtit, Komuniteti Turk i Kosovës dha një shembull për komunitetet e tjera duke dal në mbështetje subjektit, i cili është përfaqësuesi i vërtetë politik i shoqërisë sonë.

Së fundmi, duhet të theksuar qytetarëve dhe votuesëve tanë të nderuar që subjekti ynë politikë, i cili do të përfaqësohet me dy deputetë si rezultat i zgjedhjeve të 14 Shkurtit, do të vazhdojë të ruajë rolin e saj konstruktiv të përqëndruar në rimëkëmbjen institutcionale dhe strukturore të shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme