Krasniqi e njofton Hovenierin pse PDK-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka takuar në zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së, ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend.

“Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme