Krasniqi ftesën e kancelarit gjerman e quan presion për marrëveshje: Në veri ka rrezik për konflikt

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike në vend Milazim Krasniqi në një deklaratë për Ekonomia Online, ka vlerësuar se pas takimit të Brukselit është bërë përpjekje për ta deskaluar situatën.

Kur foli për ftesën e kancelarit gjerman Olaf Scholz për një takim të mundshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ai tha se ky mund të jetë test.

Kjo ngase sipas tij, do të shihet vullneti i liderëve se a e kanë seriozisht apo vetëm retorike për të arritur ndonjë marrëveshje.

“Pas takimit të Brukselit në të cilin është bërë përpjekje për ta deskaluar situatën. Tashmë kemi një periudhë të një zgjidhje diplomatike e cila po aspiron që ky moment i deskalimit të situatës të shfrytëzohet për të lëvizur drejt ndonjë marrëveshje finale. Pra ftesa e kancelarit gjerman duhet shikuar në aspektin e rritjes se presionit ndaj Vuçiqit dhe Kurtit sepse është parë që pa presion nuk ka vullnet të lëvizet drejt marrëveshjes dhe besoj që ky takim që do të organizohet nga kancelari do të jetë moment i rëndësishëm për ta testuar vullnetin e liderëve se a e kanë seriozisht apo vetëm retorike për të arritur ndonjë marrëveshje”, tha Krasniqi.

Sipas tij, ndërhyrja e serbëve në veri të Kosovës është evidente andaj Brukseli është duke tentuar në vazhdimësi në arritjen e marrëveshjes.

“Unë besoj që vazhdimësi e tentativave që janë bërë në Bruksel për të vënë një koncept marrëveshjeje dhe në atë aspekt ardhja e tyre mund të shihet si pjesë e vazhdimit të presionit që ushtrohet për të lëvizur drejt marrëveshjes sepse me veprimet në fundin e korrikut është parë që në veri të Kosovës ekziston potenciali ose rreziku për konflikt sepse ndërhyrja e serbëve është evidente ashtu që është kuptuar nga Brukseli që duhet të bëhet më shumë presion për të lëvizur drejt marrëveshjes”, tha ai.

Ai tha se duhet të ketë qartësim sa i përket vendosjes së reciprocitetit me 1 shtator dhe të mos bëhen veprime inatçore sepse do të shkaktonte pasoja të rënda për jetën në Kosovë.

“Unë jam i bindur që ditët në vijim do të ketë qartësim për këto çështje bindja ime është që Qeveria duhet të jetë e kujdesshme dhe me 1 shtator edhe me kushtin që nuk arrihet marrëveshja nuk do të duhej të bëhej ndonjë veprim inatçor dhe veçmas jo pa marrëveshjen me NATO dhe ShBA dhe BE sepse Vuçiqit i duhen konfliktet. Konfliktet nuk i duhen NATO-s dhe Kosovës sepse do të shkaktonte pasoja të rënda për jetën në Kosovë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme