Krasniqi jep detaje për betimin e tre kryetarëve në veri

Prishtinë | 24 Maj 2023 | 12:54 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për betimin e tre kryetarëve të rijnë në komunat veriore të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kryetarët e zgjedhur do ta ushtojnë punë e tyre në komunat ku ata janë zgjedhur.

“Si Ministri jemi përkujdesur për të gjitha parapërgatitjet bashkë me kryetarët e përzgjedhur. Ligji për vetëqeverisje lokale parasheh të gjithë procedurat, nesër do të organizohet seancat e asambleve komunal në zyrat lokale dhe ne si ministri e kemi mbështetur këtë”, tha ai.

“Kryetarët do të ushtrojnë mandatin e tyre kushtetuese, ligjor në komunat që janë zgjedhur. Do të vazhdoj që të punoj dhe veproj aty ku ka marr pjesë në zgjedhje”, tha ai.

Të ngjashme