Krasniqi: Kemi siguruar 78 vota, kemi nevojë vetëm edhe për 2 vota

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 15:35 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në konferencën e mbajtur pas takimit të Kryesisë ka thënë se PDK-ja vazhdon të qëndroj unike dhe se koalicioni ka siguruar 78 vota dhe duhen vetëm edhe 2 vota, raporton Ekonomia Online.

“Ne sot në mbledhje të Kryesisë jemi marrë me organizimin për seancat e reja dhe për vazhdimin e seancave që kanë mbetur. Ne presim që nesër të mbahet seanca dhe angazhimi i të gjithëve është që të përfundoj me sukses. Deri më tani janë siguruar 78 vota besoj se edhe dy vota do të arrihen nesër”, tha Krasniqi.

Ai ka thënë se PDK-ja është unike në votim.

Të ngjashme