Krasniqi: Kosova më së miri e ka menaxhuar pandeminë

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se profesionistët, ka thënë se si profesionistët shëndetësorë kanë arritur të kuptojnë se pandemia nuk është dalluar njerëzit në fazën e asnjë karakteri, raporton Ekonomia Online.

“Pandemia ëahtë një maratone dhe nuk është një pandemi e cila zgjat disa muaj, vlerësimi më i mirë për menaxhimin e pandemisë do të bëhet kur do ta shpallim të mbyllur pandeminë”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se Kosova ka arritur ta menaxhojë pandeminë në mënyrë të mire.

“Sa i përket kapaciteteve të ShSKUK-së, ju e dini qe kemi arritur qe deri më tani të sigurojmë shtretër të mjaftueshëm për çdo pacientë që ka pasur nevojë të shtrihen. Kemi arritur të sigurojmë mjek dhe infermierë, barna në sasi të konsiderueshme”, u shpreh ai.

Krasniqi tha se në afate të caktuara kohore kanë pasur mungesë të herëpashershme.

“Sa i përket furnizimit me oksigjen, është mbi rregullt dhe është stabil. Ne me të vërtetë jemi profesionist dhe të gjithë deputetët janë të barabartë”, ka thënë ai.

Të ngjashme