Krasniqi: Osmani ishte korrekte në OKB, shtetet anëtare u treguan të buta ndaj agresionit të Serbisë në veri

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 14:47 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori universitar në Universitetin e Prishtinës (UP), Milazim Krasniqi, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se shtet anëtare të Këshillit të Sigurimit janë treguar të buta në terminologjinë e përdorur mbrëmë gjatë diskutimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u debatua në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në veriun e Kosovës.

Sipas tij, termet do të duhej që të ishin më të ashpra pasi Serbia ka ushtruar agresion direkt ndaj Kosovës. Ai ka shtuar se jo vetëm OKB-ja, por as BE-ja end nuk kanë qëndrim të qartë sa i përket sulmit të 24 shtatorit.

Ai theksoi se mbrëmë në këtë takimi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në fjalimin e saj ka paraqitur qëndrimet e veta në mënyre korrekte.

“Fatkeqësisht këto mbledhje mbahen brenda një kornize të ngushtë të cilën trajtohet Kosova, brenda rezultues 1244, dhe kjo sigurisht që ka konsekuencat e veta edhe në mënyrën së si diskutohet. Po të ishte një qëndrim për dy shtete sovrane terma do të ishin shumë më të ashpër, sepse siç dihet Serbia ka ushtruar agresion direkt ndaj Kosovës, terminologjia që u përdor normalisht ishte shumë ma e bute. Nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin qe mbanë këshillin e sigurimit ndaj statusit të Kosovës, natyrisht presidentja ka paraqitur qëndrimet e veta në mënyre korrekte, por mbete fakti që jo vetëm OKB por as Bashkimi Evropian ende nuk kanë një qëndrim të qartë lidhur më agresionin që ka ardhur nga Serbia në drejtim të Kosovës”, tha ai.

Profesori Krasniqi tha se nga diskutimet e mbrëmshme nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket qëndrimit qe mbanë Këshilli i Sigurimit ndaj statusit të Kosovës, raporton EO.

“Asnjë lëvizje pozitive nuk ka në qëndrimin e tyre, ata flasin për të dy palët për zgjidhje të dialogut për zgjidhje paqësore, për broçkulla të llojllojshme dhe kjo në fakt nuk paraqet asnjë lloje ndryshimi të politikës ose të statusit Kosovës në Këshillin e Sigurimit”.

Të ngjashme