Krasniqi për ish-komandantin e UÇK-së: Kontributi i Ganiut, do të jetojë përjetësisht në histori

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Dumnicë të Epërme të Vushtrisë.

Atje, Krasniqi i ka dhënë lamtumirën e fundit, ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imerit.

Krasniqi ka thënë se kontributi i Ganiut do të jetojë përjetësisht në historinë e shtetit tonë.

“Pas homazheve dhe Akademisë Përkujtimore në nder të jetë së tij, sot, në Dumnicë të Epërme të Vushtrrisë, i dhamë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të lirisë, ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imerit. Sakrifica, guximi dhe kontributi i Ganiut, do të jetojnë përjetësisht në historinë më të lavdishme të shtetit dhe popullit tonë”, ka shkruar në Facebook.

Të ngjashme