Krasniqi priti në takim drejtuesit e OVL-së: PDK do të mbetet shtëpia politike e luftëtarëve të lirisë

Prishtinë | 25 Pri 2025 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të kryesuar nga Hysni Gucati, së bashku me anëtarët e Kryesisë Jakup Nura dhe Rrahman Rama.

Në këtë takim u diskutua për sfidat që përballojnë kategoritë e dala nga lufta, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Krasniqi ritheksoi përkushtimin dhe mbështetjen e PDK-së për kërkesat legjitime të veteranëve.

“PDK ka qenë dhe do të mbetet shtëpia politike e luftëtarëve të lirisë”, theksoi ai.

Të ngjashme