Krasniqi pyet ministrin Aliu: 2 vjet punime në 9.78km rrugë, a mos të duhet edhe një mandat për me i shtru 20 km asfalt

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili publikoi Njoftimin Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në këtë rrugë dhe ka ftuar kompanitë që t’i dorëzojnë propozimet.

Por deputetja e LDK-së, ka pyetur ministrin se si është e mundur që për afër 10 km të punohen dy vjet.

“Mirëmëngjesi ministër Liburn Aliu. Allahile qysh ja qite lapsin, 2 vjet punime në 9.78km rrugë? E me autostradat tjera çka do me bo, a kur do me i kry? A mos të duhet edhe një mandat tjetër për me i shtru 20km asfalt?”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme